3 Qershor, 2023 - 6:55 pm
Kryeredaktori britanik i revistës “Vogue”, Edward Enninful ka njoftuar se do të largohet nga detyra e tij në krye të revistës së modës, pas gjashtë vitesh.
Enninful, 51 vjeç do të marrë pozicionin e sapoemëruar të këshilltarit editorial në “British Vogue” dhe krijues dhe këshilltar kulturor i revistës “Vogue”.
Roli i ri u krijua nga Enninful, redaktori amerikan i “Vogue”, Dame Anna Wintour dhe Roger Lynch, shefi ekzekutiv i “Conde Nast”.
Enninful i tha stafit se ai kishte qenë në diskutime me Dame Anna dhe Lynch se si ai mund të luante një rol më të gjerë në përmirësimin e “Vogue” në nivel global.
Britaniku Enninful mori detyrën e kryeredaktorit në gusht 2017, si i pari njeri me ngjyrë që mbante postin e lartë në revistën britanike të modës, dhe në dhjetor 2020 u bë drejtor editorial i “Vogue’.
Gjatë gjashtë viteve të tij në krye të revistës së modës, ai ka vazhduar të thyejë kufijtë në industri./KultPlus.com