29 Korrik, 2021 - 11:32 pm
Egzon Shala do të përballet në raundin e parë me mundësin bjellorus Dzianis Khramiankou në peshën e rëndë, 125 kilogramë, në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, përcjellë KultPlus.
Shorti i hedhur sot në Tokio e vuri kosovarin përballë mundësit nga Bjellorusia, në garë për medalje olimpike më 5 gusht.
Shala është garuesi i fundit i Kosovës që do të garojë në Tokio 2020 dhe do të synojë t’i ndjekë hapat e xhudisteve Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova për t’i sjellë vendit medalje olimpike nga Japonia.
Por ai e ka vlerësuar si të pafat shortin dhe është shprehur i zhgënjyer me të.
“Është short i pafavorshëm për mua, por do të japim maksimumin tonë. Bjellorusi është fitues i turneut kualifikues evropian për Tokio 2020, por kjo nuk do të më ndalojë në ambicien për medalje”, tha Shala për Komitetin Olimpik të Kosovës. / KultPlus.com