19 Tetor, 2023 - 5:30 pm
Më 1 tetor të vitit 1997 studentët në krye me rektorin e atëhershëm të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci ishin përballur me policinë serbe, me ç`rast edhe ky i fundit ishte arrestuar.
Për këtë protestë, në detaje kishe folur rektori i atëhershëm Statovci.
“Ne qëndronim para policisë, tytave dhe tankeve të tyre plotësisht të lirë, pa frikë e shqetësim, se ishim vigjilentë për misionin tonë dhe krenaria jonë nuk durohej nga policia”, kishte rrëfyer Statovci për gazetën “Zëri” një orë pas lirimit nga arresti i policisë serbe.
Ai kishte treguar se nuk kishte pranuar të dilte nga policia, pa e garantuar se do t’i lironin edhe studentët e tjerë të cilët ishin arrestuar nga demonstrata.
“Vetë e dëgjova një polic i cili i tha kolegut të tij ‘Shih sa krenar që janë këta shqiptarë’ Kjo porosi e jonë përgjithësisht duket se i çmendi fare”, kishte thënë ai. / KultPlus.com