Eklipsi i rrallë i ‘Superhënës së luleve’, pamje mahnitëse nga e gjithë bota (FOTO)

27 Maj, 2021 - 9:58 pm

Në mbarë botën, mbrëmjen e 26 majit, në qiell u dallua hëna e plotë më spektakolare e vitit. Kjo datë shënoi jo vetëm një superhënë, por edhe një eklips hënor, ose të ashtuquajturën “hëna e gjakut”, transmeton KultPlus.

Sipas NASA-s, një “hënë gjaku” ndodh gjatë një eklipsi hënor total, kur Toka është e pozicionuar drejtpërdrejt midis Hënës dhe Diellit.

Krahas eklipsit hënor u dallua edhe Hëna e plotë e majit, që njihet gjithashtu si “Hëna e luleve”, e quajtur kështu për shkak të shumëllojshmërisë së luleve në këtë periudhë.

Fotogaleria e mësipërme shfaq disa nga imazhet më marramendëse të këtij fenomeni, që u bë i dukshëm në shumë vende të Azisë, Australisë, si dhe në pjesën më të madhe të SHBA-së.

Të ngjajshme