8 Tetor, 2021 - 3:58 pm
Ekspertët mbretërorë kanë kritikuar filmin e ri “Spencer” me protagoniste aktoren Kristen Stewart duke thënë se i heq princeshës së ndjerë Diana “respektin dhe dinjitetin” e saj dhe është “pa i pajustifikueshëm”.
Skenat në shfaqjen e filmit biografik të princeshës Diana – e cila vdiq në një aksident automobilistik në moshën 36 –vjeçare, portretizojnë princeshën duke shpërthyer në lot para djalit të saj Princit William kur lufton me çrregullimin e saj të ngrënies dhe dëmtimin e vetvetes, shkruan DailyMail.
Në skenat veçanërisht shqetësuese nga filmi i ri, Diana e trishtuar fantazon të hidhet poshtë shkallëve dhe të mbytet me një gjerdan me margaritarë të dhuruar nga burri Princi Charles.
Pjesë të tjera të filmit detajojnë buliminë e saj teksa vjell dhe madje përjeton halucinacione për vdekjen e saj.
Ingrid Seward, kryeredaktore e Revistës “Majesty”, tha për The Sun: “Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Është krejtësisht e panevojshme”.
“William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë. Ata do ta kenë të tmerrshme që nëna e tyre po portretizohet në një film kaq të madh në këtë mënyrë”, tha ajo.
Biografja dhe ekspertja mbretërore Penny Junor u pajtua dhe tha: “Është pa nevojë ky film. William i shkretë është gjithçka që mund të them, dhe le ta lëmë Dianën me një copë respekti dhe dinjiteti”.
“Unë e di që William ishte atje kur ajo ishte e pakënaqur, por më duket se filmi është në fakt i pasaktë”, shtoi ajo.
Në një skenë tjetër William shihet duke iu lutur nënës së tij të zbresë për darkë pasi ajo mbyllet në dhomën e saj, duke vuajtur./KultPlus.com