Eksperti amerikan kërkon nga Bideni t’ia bëjë të ditur Serbisë se pavarësia e Kosovës s’diskutohet

19 Mars, 2021 - 11:40 am

Profesori dhe eksperti amerikan, Alon Ben-Mair, i ka reaguar presidentit të Serbisë mbi fotografinë që ka postuar ky i fundit para dy ditësh ku paraqiti hartën e Kosovës me flamurin serb në të.

Ben-Mair madje ka kërkuar që ndaj tij të reagojë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bideni.

“SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Bideni duhet t’i dërgojë mesazh të qartë Vuçiqit se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar në Twitter.

Por, të menjëhershme pas postimit të Vuçiqit kanë qenë edhe reagimet e shqiptarëve. “Kosova është Shqipëri” është një nga komentet që më së shumti është bërë në postimin e presidentit serb. Ndërkohë, në shumë grupe në rrjetet sociale kanë nisur mobilizimet për raportim të postimit si “Fake News”.

Në kujtim të “Trazirave të marsit”, Vuçiqi kërcënoi Kosovën se “do të ketë përgjigje adekuate” po që se përsëritet një gjë e tillë. / KultPlus.com

Të ngjajshme