22 Nëntor, 2024 - 8:58 am
Galeria e Arteve Digjitale Korçë njoftoi për çeljen e ekspozitës “Realizmi Socialist – Eksperienca Imersive” Volumi 1, të cilën e konsideron si një udhëtim të jashtëzakonshëm mes dy epokash.
Nëpërmjet kësaj ekspozite mund të përjetojmë fuqinë e artit të së shkuarës në një formë krejtësisht të re, ku veprat ikonike të kësaj periudhe marrin jetë përmes teknologjisë dhe projeksioneve bashkëkohore.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun prej sot ku do të mund të zbulohet një përzgjedhje e veçantë veprash nga autorë të shquar të realizmit socialist.
“Hyni në zemër të historisë, ndërsa arti dhe teknologjia ndërthuren për t’ju dhuruar një përvojë që do t’ju mahnisë”, ftoi publikun në rrjetet sociale, Galeria e Arteve Digjitale (GAD).
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 22 shkurt./atsh/KultPlus.com