Ekspozitë madhështore në homazh të fotografit të famshëm francez, Doisneau 

17 Prill, 2025 - 6:35 pm

Parisi po i bën homazh një prej fotografëve më emblematikë francez, Robert Doisneau (1912-1994), me një ekspozitë madhështore të planifikuar në Musée Maillol.

E titulluar “Robert Doisneau. Instants Donnés”, retrospektiva me rreth 400 fotografi në një ambjent trekatësh – më e rëndësishmja e 20 viteve të fundit – na lejon të zbulojmë se si puna e Doisneau – i cili u bë i famshëm në të gjithë botën me “Puthjen në Hotel de Ville” – është në realitet shumë më komplekse, më e pasur dhe më e artikuluar sesa ajo foto e vetme që është kthyer në një ikonë.

Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë, Doisneau jo vetëm që portretizoi të dashuruarit nën hijen e Kullës Eiffel – por kaloi pothuajse çdo ditë duke përjetësuar njerëzimin e larmishëm të kryeqytetit francez dhe periferive të tij të pakufishme.

Nga fëmijët e portretizuar në rrugë në periudhën e menjëhershme të pasluftës, te restorantet tipike franceze, endacakët, prostitutat – apo portretet e miqve të tij artistë, duke përfshirë Jacques Prévert, Pablo Picasso dhe Alberto Moravia.

Gjithashtu, do të ekspozohen veprat më pak të njohura për reklama – dhe ato të kohës kur ai bashkëpunoi me revistën e modës “Vogue”.

“Një fotograf humanist, i rrënjosur në realitetin e Parisit dhe periferisë së tij”, thanë organizatorët.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 tetor./KultPlus.com

Të ngjajshme