5 Korrik, 2019 - 1:14 pm
Kongresisti amerikan Eliot Engel duket se përpos që është mik i madh i shqiptarëve, di edhe të kërcejë vallet tona.
Ai bashkë me gruan e tij e kanë hedhur vallen tropojane gjatë ceremonisë së emërtimit të rrugës Ponoshec-Qafë Morinë me emrin e tij, njofton Klan Kosova.
Engel dhe bashkëshortja e tij i janë bashkangjitur valltarëve që morën pjesë në këtë ceremoni në pikën kufitare në Qafë Morinë dhe që po e vallëzonin vallen e Tropojës nën tingujt e tupanit.
Në valle u bashkangjitën edhe Rifat Jashari dhe kryetari i komunës së Tropojës Besnik Tushaj.
Kjo e fundit e ka shpallur “Qytetar Nderi” kongresistin Eliot Engel.