Elon Musk riemëron Twitter në X, arsyeja përse dëshiron të imitojë aplikacionin WeChat

31 Korrik, 2023 - 10:00 pm

CEO i Tesla-s Elos Musk, e ka riemëruar Twitter-in në X, një hap tjetër në planin e tij për të imituar mega aplikacionin kinez WeChat.

Musk ka thënë prej kohësh se dëshiron ta transformojë firmën e tij të mediave sociale, të cilën e bleu vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë (34.4 miliardë paund), në një platformë shumë më të madhe.

Ai ka lavdëruar më parë WeChat, një aplikacion që kombinon bisedat, takimet, pagesat dhe mediat sociale, dhe ka thënë se krijimi i një platforme afër WeChat me Twitter do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm.

Në një postim në X, Musk tha se gjatë muajve të ardhshëm do të shtojë komunikime gjithëpërfshirëse dhe aftësinë për të drejtuar të gjithë botën financiare. Ai shpreson se rritja e X do të çojë në një rritje të të ardhurave.

Por çfarë është WeChat dhe pse Musk dëshiron ta imitojë atë?

I lançuar nga gjigandi i teknologjisë Tencent në vitin 2011, WeChat përdoret nga 1.4 miliardë banorët e Kinës.

Shërbimet e tij përfshijnë mesazhe, thirrje zanore dhe video, media sociale, shpërndarje ushqimi, pagesa celulare, lojëra, lajme dhe madje edhe takime. Është si WhatsApp, Facebook, Apple Pay, Uber, Amazon, Tinder dhe shumë të tjera të përfshira në një.

/rtsh.al/

Të ngjajshme