8 Dhjetor, 2019 - 8:31 pm
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.
Elvira Shkurti është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Elvira Shkurti
Elvira Shkurti Mjeke kardiologe në një qytet përralle sic është Pogradeci ku ajo për mbi 35 vite i ka shërbyer me devotshmëri e kujdes absolut! Ndaj dhe qyteti i liqerit kur përmendet dr Elvira thonë: e ka bekuar Zoti …është e mrekullueshme! Ja cdo të thotë të jesh një mjeke e përkushtuar në kujdes të pacientit, ata dinë të vlerësojnë !!! Pacientin e ka idhull. Respekti ndaj tij, komunikimi me qetësi, durimi dhe maturia e kanë afruar shumë me të dhe me profesionin. Gjithnjë ka bërë maksimumin që i sëmuri të sqarohet dhe të këshillohet për sëmundjen e tij. Por duhet të jesh edhe psikolog, edhe sociolog, por edhe i ndjeshëm që të dish edhe kushtet sociale në të cilat ndodhem një pjesë e pacientëve, sidomos ata që jetojnë në fshat. Vështirësitë në rrethet e vogja janë të mëdha, Kardiologu mbulon të gjitha hallkat e shërbimit (vizita në poliklinikë, ndjekja e të sëmurëve në spital, pritja e të sëmurëve në urgjencë, dhe shpesh edhe vizita në familje). Por për respektin që ka ndaj të sëmurit, humanizmit, durimit dhe qetësisë që e karakterizon, i ka kaluar këto vështirësi. Por ka patur edhe raste të trishta,që e kanë mërzitur dhe i kanë dhënë emocione negative. Këto raste kanë qënë edhe mësim për Doktoreshë Elvirën.
Mbështetje e madhe në punë e saj, ka qënë , familja dhe bashkëshorti i saj, Pirro dhe ai nga bota e mjekësisë ne profesion si Farmacist.
Dr. Elvira, është një nënë e lumtur e dy djemve shumë të mbarë dhe të zotë që punojnë dhe jetojnë në SHBA dhe që kane arritur sukses absolut. Nipi dhe mbesa e saj , Mathias dhe Maribella i japin forcë që të jetë ende e vlefshme për pacientët e saj. /KultPlus.com