9 Tetor, 2020 - 9:30 pm
Një restorant ka shpikur një ëmbëlsirë të formuar si coronavirusi i ri për të rritur shitjet gjatë pandemisë.
‘The Black Madonna’ në Pragë normalisht do të ishte plot me turistë, por ajo ka pësuar gjatë shpërthimit të COVID-19.
Krijueses së ëmbëlsirës, Olga Budnik, i erdhi ideja gjatë bllokimit në pranverë dhe tani po shet më shumë se 100 ëmbëlsira çdo ditë.
Ajo shtoi: “Gjeta një foto të virusit në internet dhe kuptova me hollësi se si ta bëja ëmbëlsirën. “Si të bëjmë thumba, si do të ishte ngjyra dhe unë i përgatita të gjitha”.
Pjata është pak më e vogël se një top tenisi, me një kore çokollate dhe e pluhurosur me gjalpë kakao. “Thumbat” e virusit janë bërë nga çokollata e bardhë dhe mjedrat e thata. Brenda ka një mbushje fëstëkësh me pure mjedre dhe mjedra në qendër.
Delikatesa ka qenë një sukses i madh, me shitje prej më shumë se 100 çdo ditë dhe në rritje. “Kriza e coronavirusit ka nënkuptuar një rënie të madhe për ne, në dhjetëra për qind, si për ndërmarrjet e tjera gastronomike”, tha menaxheri i marketingut të kafenesë Vojtech Hermanek, transmeton KultPlus.
“Por në të njëjtën kohë, ishte një shans për të nxjerrë tortën e coronavirusit që është një simbol, duke treguar se jo gjithçka ka humbur”.
Zonja Budnik, një Ukrainase që jeton në Pragë për gjashtë vitet e fundit, tashmë ka ide edhe për krijimin e ardhshëm. / KultPlus.com