8 Shtator, 2020 - 2:55 pm
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti në takim drejtorin e QKK-së Arben Zhurku dhe anëtaret e rinj të Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka këtë përbërje: Arbnesha Grabovci, Jeton Zogjani, Luan Daka, Linda Shala dhe Burim Reçica, përfaqësues i MKRS-së.
Gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi i njoftoi anëtaret e rinj të këshillit drejtues për gjendjen aktuale të kinematografisë si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon aktualisht QKK.
“Dua ta falënderoi paraprakisht ish-këshillin drejtues të QKK-së për punën dhe angazhimin e deri tanishëm. Ju pret një sfidë e madhe e cila kërkon mund dhe angazhim dhe kjo patjetër që do arrihet me profesionalizëm dhe përkushtim”, u shpreh ministrja Dumoshi.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të përkrahë në vazhdimësi QKK-në si nga ana profesionale dhe nga ajo financiare.
MKRS do të jetë çdo here mbështetja me e madhe e industrisë së filmit pasi që filmat tanë po tregohen të suksesshëm në kinematografi evropiane duke sjellë çmime të njëpasnjëshme”, tha ministrja Dumoshi.
Gjithashtu në takim u diskutua edhe për ligjin e ri të QKK-së i cili së shpejti do të kalojë në Qeveri për aprovim.
Drejtori i QKK-së Arben Zharku i uroi anëtarët e rinj dhe i njoftoi për punën dhe sfidat nëpër te cilat do të kalojnë. Gjithashtu ai e falënderoi Ministren Dumoshi për punën dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për institucionin që ai përfaqëson./KultPlus.com