Emine Çunmulaj: Dikur u largova nga shtëpia për një jetë më të mirë

12 Shtator, 2020 - 5:30 pm

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, është kthyer në vendlindjen e saj këtë 36-vjetorin, për të festuar në tokën nënë ditën speciale.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto nga veranda e shtëpisë, ku 18 vite më parë po përgatitej të nisej për një jetë të re.

Modelja ka ndarë një mesazh frymëzimi me ndjekësit e saj, duke i shtyrë ata të ndjekin ëndrrat dhe të përpiqen për më të mirën për veten e tyre, ashtu siç bëri edhe ajo.

Krahas fotos, Emina tregon si ndryshoi gradualisht jeta e saj, pasi u nis e vendosur për të ndjekur ëndrrat që kishte që prej fëmijërisë.

“Ky është 36-vjetori! Të mendosh që 18 vite më parë, në të njëjtën ditë, isha ulur në të njëjtin vend teksa bëhesha gati për t’u larguar nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë, si dhe të ndiqja një ëndërr që me shumë punë dhe pak fakt, u kthye në një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe karrierë. Takova shpirtin tim binjak dhe solla në jetë dy vajza të bukura.

Tani jam po në të njëjtin vend me vajzat e mia pranë, me kaq shumë kujtime të bukura dhe kaq shumë mësime jete. Jeta është e bukur me gjithçka që ofron, të mira dhe të këqija! Na takon ne sesi t’i kthejmë ato momente dhe si të vazhdojmë të jetojmë.”- shkruan Emina në instagram. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CFCME6bHCrA/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjajshme