24 Qershor, 2021 - 2:30 pm
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në një ceremoni të veçantë, ka ndarë 15 mirënjohje duke përfshirë këtu çmimin e parë, të dytë dhe të tretë, si dhe çmimin kryesor “Shkencëtari i ri”, për nxënësen e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Emira Karahoda.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkruar qëllimi kryesor i garës ishte identifikimi i talenteve të rinj, por edhe nxjerrja në pah e shkathtësive dhe kompetencave të nxënësve në shkencat natyrore.
“Këtë garë e kemi filluar në nivel të Komunës së Prishtinës sa isha drejtoreshë e arsimit, ndërsa synim ynë është që sa më shumë aktivitete të tilla të organizojmë në nivel të Republikës së Kosovës. Kemi shumë të rinj të talentuar, ndaj mbështetja jonë nuk do të mungojë për asnjërin e mundësitë do të ofrohen për të gjithë. Suksese tutje të dashur nxënës”, ka shkruar Nagavci në Facebook. / rtv21.tv / KultPlus.com