8 Maj, 2024 - 6:48 pm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin amerikan, George W. Bush, gjatë qëndrimit të saj në SHBA.
Presidentja Osmani me këtë rast ka kujtuar frazën e famshme të tij për Kosovën në Tiranë “enough is enough”, e cila konsiderohet si frazë paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës.
“”Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani më tej tha se Bush ishte avokues për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mbështetës i saj.
“Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”./KultPlus.com