25 Janar, 2024 - 11:38 am
Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani ka kërkuar që emri i tij të hiqet nga një botim i Universitetit të Prishtinës me titullin “Gjenocidi, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit”, ku ai është bashkëautor.
Hasani ia ka bërë këtë kërkesë Këshillit Botues të UP-së pasi në kopertinën e kësaj përmbledhjeje të jurisprodencës së gjykatave ndërkombëtare mbi gjenocifin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, nuk figuron “Hasan Prishtina”, emri i universitetit.
Në reagimin e tij përmes e-mailit të cilin e ka siguruar Gazeta Express, Hasani ka shkruar se botimi fillimisht ka qenë i konceptuar si botim i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe se ky qëllim “qenka braktisur”. Ai e ka quajtur këtë lëvizje si “ligjërisht krejt pa vend”.
“Siç shihet në kopertinë, emri i UP qenka ndryshuar arbitrarisht. Pak javë më parë kam botuar librin E DREJTA KUSHTETUESE dhe atë me emrin ligjor “Universiteti Prishtinës Hasan Prishtina”. Nuk kam qenë i vetmi që kam qenë kndër ndryshimit të emrit, sepse është bërë në mënyrë arbitrare, okulte, huliganeske dhe krejtësisht për motive të ulëta. Kjo nuk është arsye, megjithatë, që ne të ndryshojmë emrin e universitetit ku punojmë në mënyrë arbitrare, okulte, huligansle dhe krektësisht për motive të ulëta. Dy arsye janë pse nuk duhet ta bëjmë këtë: e para, sepse jemi Fakultet i Drejtësisë që prej fillimi qenë fytyra krenare e juristit kosovar; dhe, e dyta, sepse mbi të gjitha nuk ekziston një vendim i organit ligjërisht të autorizuar për një gjë të tillë – ndryshim të emrit të tanishëm të universitetit tonë”, ka shkruar profesori.
Më poshtë, reagimi i plotë i profesorit Enver Hasani ndaj kolegëve të tij:
Përshëndetje të nderuar kolegë,
Unë e lexova email-in me kujdes, i cili paska ngritur çështje krejtësisht ligjore. Shumë me vend! Edhe përgjigja ime dhe komentet janë me përmbajtje ligjore, me kuptim respektinin e ligjit dhe dinjitetit të njeriut. Të atij njeriu, siç e thotë rektori i ndjerë Ejup Statovci – te parathënia e tij e një libri për ndryshimet kushtetuese të vitit tanimë të largët 1988 – që duhet të jetë në qendër të mbrojtjes kushtetuese.
Kur kam hyrë në këtë projekt, qëllimi ka qenë që një grup ekspertësh nga Faktulteti Juridik të përpunojnë për lexuesin shqip rastet e krimit të gjenocidit nëpër botë dhe të krineve të tjera kundër të drejtës ndërkombtare humanitare. Botimi ka qenë i konceptur si botim Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga një grup autorësh, në mesin e të cilëve kam qenë edhe unë. Ky qëllim fillestar qenka braktisur dhe atë për dy arsye, ligjërisht krejt pa vend!
Siç shihet në kopertinë, emri i UP qenka ndryshuar arbitrarisht. Pak javë më parë kam botuar librin E DREJTA KUSHTETUESE dhe atë me emrin ligjor “Universiteti Prishtinës Hasan Prishtina” . Nuk kam qenë i vetmi që kam qenë kndër ndryshimit të emrit, sepse është bërë në mënyrë arbitrare, okulte, huliganeske dhe krejtësisht për motive të ulëta. Kjo nuk është arsye, megjithatë, që ne të ndryshojmë emrin e universitetit ku punojmë në mënyrë arbitrare, okulte, huligansle dhe lrektësisht për motive të ulëta. Dy arsye janë pse nuk duhet ta bëjmë këtë: e para, sepse jemi Fakultet i Drejtësisë që prej fillimi qenë fytyra krenare e juristit kosovar; dhe, e dyta, sepse mbi të gjitha nuk ekziston një vendim i organit ligjërisht të autorizuar për një gjë të tillë – ndryshim të emrit të tanishëm të universitetit tonë.
Nëse ka ndonjë vendim të tillë, atëherë duhet të dihet publiksht: nuk ka asnjë faj patrioti e heroi i Kosovës Hasan Prishtina që huliganë e rrugaçë ordinerë her ia vëjnë e herë ia heqin emrin sipas tekave dhe për çërim të haspeve të tyre të vjetra e të reja.
Emri i Hasan Prishtinës vetëvetiu paraqet aset dhe krenari kombëtare edhe për faktin se libri ka të bëjë me gjenocid, të cilin Hasan Prishtina e ka parë në një version edhe më brtual se ne disa që e pamë, në një kohë kur krejt Evropa ishte me Serbinë. Ky autor ka pasur rast të shoh ne sytë e tij – dhe i ka në posedim kopjet e origjinalit – paticionet e Hasan Prishtinës, Bedri Pejanit, Iliaz.Vrionit, Shtjefën Gjeçovit dhe pateiotëve të tjerë, dërguar Lodhjes së Kombeve në Gjenevë për maskrat ndaj shqiptarëve. Atëherë akoma nuk ka ekzistuar kategoria e krimit të gjenocidit dhe as e krimeve të luftës. Për hirë të vendit që ka në historinë tonë kombëtare Hasan Prishtina, nuk do të doja, siç e thotë populli, “as në parajsë të shikoj këdo që turpërohet nga emri tij!”. U mor vesh, kjo nuk është arsye e vlefshme pse nuk dua që emri im të figuroj në këtë përmbledhje. Arsyeja e parë dhe kryesore ka të bëjë me faktin se emri i saktë – ligjërisht – për momentin është “Universiteti Prishtinës Hasan Prishtina”. Edhe sikur të ndryshihet sot, ne që jemi juristë e dimë që vendimi ose norma e përgjithshme duhet të tregojë për fatin e botimeve dhe procedurave që kanë nisur me sistemin e vjetër normativ.
Deri atëherë ju bëj me dije se nuk pranoj që emri im të jetë në një kontribut aq me rënsësi për vendin, por që ka të meta serioze ligjore. Kjo mund të duket një hiç, diçka formale, por besoj se romakët kanë pasur të drejtë kur kanë insistuar në maksimën “forma dat ese rei”, siç e ka vëretuar shekuj më vonë John Rawls në teorinë e vet për drejtësinë.
Arayeja e dytë, po aq me rëndësi, ka të bëjë me diskriminimin, të cilin nuk duhet ta lejojmë në mesin tonë. Më sipër spjegova qëllimin e botimit. Ai qëllim bie në momentin që dokush nga grupi ik dhe mendon të botoj pjesën e vet ndaras si monografi. Unë e kuptoj Avniun që i duhet për avansim, por atë të drejtë duhet ta kenë të gjithë autorët e grupit. Dihet që unë nuk e kam këtë për vete: jam odrinar kaherë dhe kam botime shumë më shumë se kërohet, në vend dhe në botën e jashtme. Këtë reagim e bëj për parim kushtetues që mbron dinjitetin e secilit dhe nuk lejon diskteinin në asnjë bazë. Për këtë araye, edhe sikur të ndryshohet emri tanishëm i universitetit tonë, nuk pranoj që emri im të figuroj në një libër diskriminues vis-a-vis kolegëve të tjerë. Qëllimi dhe marrëveshja fillestare ka qenë siç e përshkruajta më më sipër dhe këtë e dinë të gjithë.
Më lejoni në fund fare të falenderoj nga thellësia zemrës financuesin e këtij projekti, si dhe Afërditien si menaxhere e tij, por edhe krejt juve dhe të tjerët që na ndihmuan tërë kohën e shkrimit të librit.
Me shumë respekt!
Enveri. / KultPlus.com