Erdogan: Muajin e ardhshëm fillojmë ndërtimin e shtëpive në zonat e goditura nga tërmeti

21 Shkurt, 2023 - 8:58 am

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se vendi i tij në muajin mars do të nisë ndërtimin e shtëpive në zonat e goditura pas dy tërmeteve të mëdha në Turqinë Jugore më 6 shkurt.

Në një konferencë për media në provincën Hatay, presidenti Erdogan tha se ndërtimi i afër 200 mijë shtëpive për viktimat e tërmetit do të nisë në muajin mars në 11 provinca.

Erdogan njoftoi se nevoja për strehim për mbi 1,68 milionë njerëz të prekur nga dy tërmetet, me qendër në provincën Kahramanmaras, është plotësuar.

Sipas shifrave të fundit zyrtare, të paktën 41 156 persona humbën jetën dhe 105 505 të tjerë u plagosën nga dy tërmetet e fuqishme që goditën pjesën jugore të vendit.

Si pasojë e tërmetit, gjithashtu edhe në Siri humbën jetën të paktën 5 840 persona./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme