10 Korrik, 2024 - 11:55 am
Sopranoja shqiptare e njohur në botë, Ermonela Jaho, dhe Roberto Scandiuzzi, janë emëruar nga Ministria e Kulturës në Francë si “Kalorëse dhe Kalorës të Arteve dhe Letrave”.
“Dy karriera të jashtëzakonshme, dy artistë të mëdhenj dhe dy njerëz të jashtëzakonshëm, karrierën e të cilëve e kemi ndjekur prej disa dekadash”, thuhet në njoftim.
Ermonela është sopranoja shqiptare, e cila është nderuar shumë herë, me disa çmime në disa vende të ndryshme të botës./KultPlus.com