Ermonela Jaho me koncert bamirësie në Tiranë

19 Tetor, 2019 - 1:30 pm

Sopranoja e madhe kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit të vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie.  Fitimet e koncertit, që do të mbahet në datën 22 tetor do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri.

Ermonela Jaho, sopranoja  shqiptare me fame botërore do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert të madh në sallën e Katedrales Ortodokse. Duke qenë njëkohësisht ambasadore e YWCA në kuzën e “Fjongos Rozë”, ka përgatitur një surprizë për shqiptarët.

Lajmin e bënë të ditur vetë sopranoja e njohur nëpërmjet një posteri të koncertit, që ka protagonist edhe tre artistë të tjerë shqiptarë; Pantesilena Jaho, Vikena Kamenicën, Enada  Hoxhën dhe Elda Laron, ndërsa e ka konfirmuar më tej edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili fton qytetarët të ndjekin koncertin.

“Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit te vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie.  Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë.

Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse.

P.s Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura”, shkruan Veliaj në Facebook.

 Fitimet e koncertit që do të mbahet në datën 22 tetor do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur femrat me kancer gjiri. /shqiptarja.com/ KultPlus.com

Të ngjajshme