15 Nëntor, 2024 - 5:31 pm
Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq, ka fituat medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos U-13, përcjell KultPlus.
Njoftimin e ka bërë Minstria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një postimi në Facebook.
Në vijim KultPlus ua sjell postimin e plotë të MKRS-së:
Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos U-23, që po mbahet në Pila të Polonisë.
Urime Erzës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës. Shumë suksese tutje./KultPlus.com