29 Tetor, 2019 - 11:23 pm
Më 21 nëntor në Ontario të Kanadasë do të ketë ceremoni solemne dhe artistike. Në këtë ceremoni e ftuar është këngëtarja me origjinë nga Kosova dhe nënshtetase franceze, Erza Muqolli. Në spotin paralajmërues, Erza vlerësohet si një nga zërat më të mirë për zërat e moshës së saj e njohur kudo në Europë, transmetohet në Pasqyrën Shqiptare, shkruan KultPlus.com
Më 21 nëntor pasdite Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze me mbështetjen e deputetit konservator për provincën e Ontarios, Lorne Coe, dhe në koordinim me Ruki Kondaj me rastin e muajit të trashëgimisë shqiptare në provincë do të organizojnë në mjedisit të Parlamentit të Ontarios një ceremoni solemne dhe artistike.
Synimi i këtij aktiviteti është shpalosja e të gjitha elementeve të kulturës shqiptare.