13 Mars, 2025 - 1:39 pm
Është e ditur që tashmë Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025. Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mirëpritur arkitekten Dinarama në një takim.
“Ishte kënaqësi të dëgjojmë nga vet autorja idenë, vizionin e përgatitjet që po bëhen për pjesëmarrjen në këtë ngjarje shumë të rëndësishme”, thuhet në postimin e MKRS.
Me projektin “Ansamble në shpërfaqje: Ekologjitë në ndryshim” Erza trajton një temë shumë të veçantë, eksploron ekologjitë në ndryshim të shkaktuara nga klima dhe zonat klimatike, kjo përmes pëshkrimeve të erërave nga fermerët tanë.
“Përgëzime për Erzën, mbarësi në këtë detyrë të rëndësishme”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com