Esat Pasha: Ja kush e di sekretin e parfumit tim

5 Janar, 2020 - 9:58 am

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Janar 2020

“Le Journal” ka botuar, të dielën e 13 qershorit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me personin që njihte sekretin e parfumit të Esat Pashë Toptanit dhe vendin ku mund të blihej ai, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Queveria ë Shqipënisë

_________________

QEVERIA E SHQIPËRISË 

________________________

Selanik, 1 janar 1919

Unë, ESAT PASHA, President i Qeverisë së Shqipërisë, deklaroj se Z. Fernand NONZA, i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrive Aleate të Lindjes, bashkëpunëtor i im, gjatë luftës së 1914 – 1918, është i vetmi që di sekretin e Parfumit Tim.

Autorizoj vetëm atë që ta prodhojë dhe ta vë në shitje nën emrin :

PARFUMI I ESAT PASHËS

Gjenerali ESAT TOPTANI

President i Qeverisë së Shqipërisë

ESATI.

Shitet në të gjitha Parfumeritë ose dërgohet me postë kundrejt 36.30 frangave në këtë adresë :

PARFUMET E ARTIT NONZA, rruga Tronchet nr 8, Paris. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/esat-pasha-ja-kush-e-di-sekretin-e-parfumit-tim-reklama-ekskluzive-e-parfumit-te-tij-ne-le-journal/?fbclid=IwAR2pDd-rjmCrDJzLwfEg8_csB6epo4sF49YGmuKgeAf0_sco7G1zRPFCf9E

Të ngjajshme