19 Tetor, 2022 - 10:35 pm
Gabriel Escobar – i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se ShBA-të e mirëpresin Kosovën të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Escobar ka deklaruar se ajo çka është më e rëndësishmja është njohja nga pesë shtetet e Bashkimit Europian.
“Ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane… Ajo që është e rëndësishme për Kosovën është që të nisni një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, duke përfshirë njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së. Kjo është më e rëndësishmja që mund të nxirrni se çkado tjetër në proces“, ka deklaruar ai për televizionin Kanal10. / KultPlus.com