EU4Culture, aktivitete edukative dhe argëtuese, në Tiranë

23 Tetor, 2023 - 4:30 pm

Programi EU4Culture i financuar nga BE-ja i zbatuar nga UNOPS, në partneritet me Ministrinë e Kulturës ka përgatitur për nesër një sërë aktivitetesh edukative dhe argëtuese, në sheshin “Skënderbej”.

Vizitorët e stendës së UNOPS/EU4Culture do të kenë një mundësi të thellohen në artet dhe zanatet tradicionale duke u angazhuar në diskutime me artizanët e Krujës, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre me mjetet e promovimit të mediave sociale dhe dixhitale të mësuara përmes trajnimit të EU4Culture.

Për fëmijët është menduar gjithashtu pjesëmarrja në seminare dhe master klasa për qëndisje dhe qeramikë, si dhe loja e dyshemesë së Trashëgimisë Kulturore. Ata do të fiksojnë në fotografi këto kujtime përmes një zone fotografike me kostume tradicionale shqiptare.

Ekipi i EU4Culture do të tregojë një histori rreth restaurimit të Mozaikut dhe do të zhvillojë një prezantim të një rasti të suksesshëm studimi mbi promovimin e turizmit kulturor, nxitjen e ekonomisë lokale dhe gjenerimin e mundësive të reja të të ardhurave për artizanët krutanë dhe komunitetet lokale nëpërmjet programi EU4Culture Grants.

Gjatë pasdites pjesëmarrësit do të mund të shijojnë koncertin e grupit të njohur tradicional folklorik “Pleqtë e Krujës” nga qyteti piktoresk malor i Krujës. Koncerti do të ofrojë një mundësi për t’u zhytur në sixhadenë e pasur të këngëve popullore shqiptare dhe do të çojë në zemrën e traditës./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme