13 Mars, 2025 - 10:30 am
Organizatat Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab organizuan trajnimin “Interpretimi i Trashëgimisë dhe Tregimi i Historive”.
Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e projektit “Trashëgimia Epidamn: Lidhja mes të shkuarës dhe të ardhmes”, në kuadër të programit të granteve EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Pjesëmarrësit, gjatë këtij aktiviteti eksploruan teknika mbi tregimin e historive, zhvilluan ushtrime praktike dhe shëtitën në “Shtegun e dyerve të vjetra” të Durrësit, duke rijetësuar historinë.
Gjatë aktivitetit u diskutua mbi tema që përfshijnë fuqinë e tregimit të historive në përvojat e trashëgimisë, rëndësinë e interpretimit në ruajtjen e identitetit kulturor si dhe për krijimin e shtigjeve ndërvepruese dhe përfshirëse të trashëgimisë. /KultPlus.com