13 Qershor, 2024 - 5:20 pm
UEFA dhe autoritetet gjermane presin që mbi 50,000 tifozë të Shqipërisë të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës të Grupit B në EURO2024 kundër Italisë në Dortmund, thanë burimet për kanalin sportiv ESPN, në atë që do të jetë kontingjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër, përveç vendit pritës, Gjermanisë.
Edhe pse Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borusias së Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 spektatorësh gjatë EURO2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.
Shumë banorë shqiptarë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë të vendit në një turne të madh që nga EURO 2016, ndërsa kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë, për shkak se shumica dërrmuese të biletave janë të blera nga tifozët shqiptarë./atsh/KultPlus.com