Eurodeputetja gjermane për liqenin “Trump”: Mos është shaka e 1 prillit?

25 Shtator, 2020 - 2:45 pm

Liqeni i Ujmanit mund të quhet liqeni “Trump”. I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, thotë se palët janë dakord, por zyrtarë të Bashkimit Evropian nuk e mbështesin këtë ide.

Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, e cilëson si të pakuptimtë një ide të tillë dhe ngre dyshime se Kosova po përdoret për fushatën e Donald Trumpit, që po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Është gjë sot 1 prilli? Si mundet që dikush të japë diçka të tillë në shenjë mirënjohjeje për marrëveshjen? Thjesht pjesë e fushatës së Trumpit”, shkruan evrodeputetja gjermane.

https://twitter.com/ViolavonCramon/status/1309415892724391937?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1309415892724391937%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Feurodeputetja-gjermane-pee-liqenin-trump-mos-eshte-shaka-e-1-prillit%2F

I dërguari special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell thotë se emërtimi i liqenit ka qenë një çështje serioze e diskutimeve midis dy vendeve.

“Si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze diskutimi në dialog, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të bëhet një studim i fizibilitetit që të krijohen vende të reja pune në rajon. Andaj të dyja palët vendosën që ta quajnë: liqeni “Trump”, shkruan Grenelli.

Kurse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka “përgënjeshtruar” Grenellin duke zbuluar se në fakt nuk ka qenë një dakordësi midis Kosovës dhe Serbisë por një propozimi i tij.

“Kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet liqeni i presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”, shprehet Hoti. / KultPlus.com

Të ngjajshme