6 Janar, 2020 - 3:30 pm
Përktheu: Jonida Balla
Ndoshta pak e dinë se Eva Maria Duarte de Perón, e njohur si Evita, lindi e varfër dhe ishte vajzë e paligjshme. Po, ajo vajza bjonde dhe elegante, që do të shihej në ballkonin e ndërtesës së qeverisë në Buenos Aires, që magjepsi shumicën e njerëzve, vinte nga një fshat i largët, Pampas argjentinas. Në moshën 7 vjeçare, e ndaluan të shkonte në funeralin e babait të saj, sepse ai, një pronar i vogël tokash, nuk e njohu kurrë “bijën e kuzhinieres”.
Eva Maria u bë menjëherë një grua e ashpër, e gatshme për ta “kapur jetën nga brirët”: 15 vjeçare iku në Buenos Aires. Në fakt, shpejt e kupton se provinca është shumë e vogël për dikë si ajo. Dëshiron të bëhet aktore, Eva. Dëshiron famë. Me çdo çmim. Fillimet janë të vështira: nuk di se si të lëvizë në një qytet të madh, nuk ka studiuar, nuk ka miq ose të njohur. E fortë dhe këmbëngulëse, në vitin 1939 arrin të punësohet në radio në sajë të zërit intensiv. Për Eva Marinë viti 1944 ishte pika e kthesës, kur takon atë që atëherë ishte ‘vetëm’ nënsekretari i Ministrisë së Punës, Juan Domingo Perón, dhe që do të bëhej president i kombit. Ai ishte 24 vjet më i vjetër se ajo, por një siguri dhe një pozicion që e tronditi menjëherë Evën: është dashuri në shikim të parë, por edhe rast që Eva e priste. Thashethemet në fakt nuk pushojnë. Ndërkohë në vendet e Amerikës Jugore protestat e para dhe pretendimet e sindikatave aktualizohen dhe Peron akuzohet nga konservatorët se nuk përdori të gjithë forcën e nevojshme për t’i shtypur ato.
Peronizmi, i ashtuquajturi mënyrë e tretë midis kapitalizmit dhe socializmit, filloi të lindë dhe Evita, e cila kurrë më parë nuk ishte e përkushtuar ndaj politikës, e mbështet burrin në ngjitjen politike. Ajo ka gjithçka që i nevojitet: është e re dhe shumë komunikative. Nuk i duhet shumë për t’u bërë simbol i një Argjentine të re. Të gjithë duan të vishen si ajo, të ngjyrosin flokët si ajo dhe të veshin kostume elegante të ngjashme me të asaj. Kur, në vitin 1946, burri i saj fitoi zgjedhjet presidenciale, Evita është Zonja e Parë karizmatike e pranishme në skenën publike. Nuk kishte studiuar diplomacinë, por është e zgjuar në menaxhimin e imazhit të vendit të saj: kur, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, përfunduan turneun e tyre në kryeqytetet e Europës, të gjithë i kuptuan aftësitë e saj të komunikimit. Ndërsa, nga njëra anë, grumbullonte këpucë dhe veshje si një yll i Hollivudit, në anën tjetër Evita duket se nuk e ka harruar se nga vjen dhe, me themelimin e fondacionit që mbante emrin e saj, ndihmonte ata që jetonin në krahinat e largëta, në varfëri. E bën këtë, sigurisht, në mënyrën e vet: nënvlerësimi nuk është dhunti e saj dhe ndonjëherë kritikohet, sepse ajo punon në vepra bamirësie e veshur me veshje të mrekullueshme (të cilat i adhuron) dhe bizhuteri.
Por njerëzit e adhurojnë atë grua të re bjonde që shikon nga Casa Rosada për të përshëndetur. Gjithashtu, është edhe për shkak të angazhimit të saj, ligji për të drejtën e votës së grave, miratohet nga parlamenti në shtator të ’47. Evita ishte shumë e mirë në përhapjen e risive praktike, deri në atë kohë të paimagjinueshme, si kolonitë verore në bregdet për fëmijët e klasave më të varfra. Një çift i fuqishëm, i formuar nga Evita dhe Perón, dhe jo e lehtë për t’u menaxhuar: në verën e vitit ’51 sindikatat dhe njerëzit donin që Evita të kandidonte për nënkryetare, me Peronin si president për zgjedhjet e ardhshme. Dhe duhet të thuhet se e njëjta grua e pëlqente shumë këtë ide, ndërsa burri dhe ushtria nuk dukeshin të favorshme për këtë tejkalim të personalizmit. Evita shmangi braktisjen e kandidimit:
Unë nuk heq dorë nga lufta apo puna,
Unë heq dorë nga nderimet!
Por arsyeja e vërtetë ishte shëndeti. Evita ankohej për dhimbje tronditëse në stomak (gruaja gjithmonë hante pak dhe nuk kishte një marrëdhënie të mirë me ushqimin) dhe përgjigja ishte më e keqja e mundshme: kancer në mitër, i përparuar. Megjithatë Evita është gjithmonë aktive, pranë burrit të saj. E dobët, e detyruar shpesh të rri në shtrat, vazhdon të mbajë fjalimet e saj, për të përmbushur personalitetin, për ta dëgjuar zërin e saj.
Vdiq në 26 korrik të vitit ’52, në moshën 33 vjeçare dhe për argjentinasit ishte një ditë zie shkatërruese. Ka nga ata që e konsiderojnë atë një shenjt, lidere shpirtërore tw Argjentinës, një super-grua. Por ka edhe ata që e shohin atë si mishërim të peronizmit të paimitueshëm ndaj shumë vetave dhe demagogjia e saj, veprat ishin mjete të mira për të skllavëruar njerëzit. /KultPlus.com