7 Nëntor, 2019 - 9:20 pm
Pasi nënshkrimit të shtatë marrëveshjeve mes Universitetit të Arteve dhe institucioneve të varësisë së Ministrisë së Kulturës, sot ishte radha e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Ky fakultet nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me një tjetër institucion kulturor, me Institutin e Monumenteve.
“Në kuadrin e Paktit për Universitetin, u japim mundësi studentëve të mësojnë mbi fushat ku mund të punësohen në të ardhmet. E nisim me njohjen e teknika e të digjitalizimit, të restaurimit, të kryerjes së praktikave dhe diplomave”, tha ministrja Elva Margariti.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtorja e IMK, Arta Dollani dhe dekani i FAU, Florian Nepravishta. Margariti tha se kjo marrëveshje nuk do të mbetet vetëm në letër. /KultPlus.com