19 Gusht, 2020 - 7:00 pm
Ganimete Ferati nga Istogu është njëra nga punëtoret shëndetësore e cila po kontribuon në përballjen e Kosovës me Pandeminë COVID-19.
Ganimete Ferati tashmë është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.
“Jemi çdo ditë ballë për ballë me rrëzikun, por edhe këtë mes te tjerash e kemi premtuar kur jemi betuar për këtë profesion të shenjtë.
Ju,
rrini sa me shumë brenda në shtëpi, shijoni gëzimin dhe harenë që sjellin momentet kur familja bëhet bashkë; pini ujë, hani fruta, pastroni duart dhe fytyrën; flisni fjalë të ëmbla por përqafimet leni për më vonë.
Kaq pak po iu kërkohet.
Ne e bëjmë pjesën tjetër, të madhe. Mbajmë para duarsh shëndetin tuaj.
Punoj dhe lutem për ju me shpirt”, thuhet në mesazhin e saj dërguar për KultPlus-in.
KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.
1.Emri dhe mbiemri:
2.Qyteti:
3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili
4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)
Këto të dhëna dërgoni në email tonë: [email protected] apo në faqen tonë www.KultPlus.com