Falem’nerës Ibadete Reqica

23 Gusht, 2020 - 6:30 pm

Ibadete Reqica nga Ferizaj është një nga punonjëset shëndetësore që po kontribuojnë në luftën kundër Kosovës kundër pandemisë Covid19.

Ibadete Reqica tashmë është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.

“Të gjithë po kërkojnë që të jenë në pushim për shkak të coronavirusit, të gjithë po mendojnë për veten e tyre vetëm infermierët dhe stafi shēndetësor jo, edhe për neve shëndeti ka rëndësi por ja që do të punojmë për juve duke e rrezikuar edhe shëndetin tonë.

Të gjithë në sistemin shëndetësor jemi të rrezikuar duke filluar nga infermierët, doktorët, bartësit, pastruesit, rojet e sigurisë pra me një fjalë e gjithë hallka e sistemit të shēndetësisë do të punojë edhe pse i rrezikohet shëndeti. 

Nuk po kërkojmë asgje nga ju vetem të keni durim dhe ti përmbahuni rregullave pra me një fjale panik jo kujdes po. Uroj që te kemi sa më pak të infektuar dhe ta kalojmë sa më lehtë”, thuhet në mesazhin e saj dërguar KultPlus-it.

KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.

1.Emri dhe mbiemri:
2.Qyteti:
3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili
4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)

Këto të dhëna dërgoni në email tonë: [email protected] apo në faqen tonë www.KultPlus.com

Të ngjajshme