4 Tetor, 2022 - 9:32 am
Mbreti Charles dhe familja mbretërore kanë marrë mbi 50.000 letra dhe karta që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth.
Kjo u bë e ditur në një postim në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në Instagram.
Mbretëresha vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator dhe tani një ekip i dedikuar korrespondence po kalon nëpër sasinë e madhe të postës që është dërguar nga anëtarët e publikut për të shprehur ngushëllimet e tyre ose për të ofruar mbështetje gjatë javëve të fundit.
“Mbi 50.000 letra dhe karta i janë dërguar mbretit, bashkëshortes së mbretëreshës dhe anëtarëve të familjes mbretërore pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth. Një ekip i vogël, por i përkushtuar i korrespondencës po rendit, lexon dhe u përgjigjet me kujdes mesazheve kur ato mbërrijnë”, thuhet në njoftimin familjes mbretërore.
Gjatë javës, u publikua portreti i parë zyrtar i Mbretit Charles, Mbretëreshës Consort Camilla dhe Princit dhe Princeshës së Uellsit..
Fotografia është bërë në shkallët e ministrave në Pallatin Buckinham, përballë portreteve të monarkëve të kaluar. Në fotografi, e dukshme është mungesa e Princ Harryt dhe bashkëshortes së tij./21Media / KultPlus.com