17 Prill, 2020 - 11:45 am
Nga Aurenc Bebja
Gazeta frankofone hebraike, “La Tribune juive”, ka botuar me 28 prill 1939, një shkrim në lidhje me hebrenjtë e Shqipërisë (të lindur ose refugjatë), të cilët gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, janë detyruar të largohen prej vendit tonë.
Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:
Fati i hebrenjve shqiptarë
“Numri i hebrenjve në Shqipëri nuk është i konsiderueshëm.
Ka shumë pak izraelitë të lindur në vend, shumica prej tyre janë refugjatë nga Austria. Ata janë tregtarë që kanë ditur të fitojnë simpatinë e popullatës muslimane.
Deri tani, nuk ka pasur një lëvizje anti-hebreje në këtë vend të vogël. Por frikësohemi se legjislacioni racist i Italisë do të zbatohet ndaj hebrenjve të protektoratit shqiptar.
Gjendja e refugjatëve politikë është në rrezik, sepse ata mund të bien në duart e Gestapos.
Njëqind refugjatë hebrenj të pranuar nga mbreti Zog në qytetin e Durrësit po presin momentin e largimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.” / KultPlus.com