18 Tetor, 2024 - 5:01 pm
Federata e Xhudos e Kosovës do të jetë mikpritëse e Kampionatit Ballkanik të xhudos për grupmoshën U-23, i cili do të mbahet të shtunën dhe të dielën në Palestrën Karagaçi në Pejë, përcjell KultPlus.
Pjesëmarrës pritet të jenë 10 shtete me rreth 150 xhudistë.
Komiteti olimpik i Kosovës i uron fat dhe suksese xhudistëve tanë. / KultPlus.com