6 Gusht, 2021 - 1:46 pm
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar se do të ketë masa për ata që nuk janë vaksinuar.
Vitia para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se tashmë ka vaksina të mjaftueshme, termine dhe vaksinat janë të sigurta dhe sipas tij nuk ka asnjë arsye për tu mos u vaksinuar.
“Nuk mund të lejojmë që qytetarët të pa vaksinuar, për shkak të neglizhencës të kenë liritë e njëjta me ata që janë vaksinuar”, tha Vitia,. raporton Telegrafi.
Ai bëri të ditur se nga e hëna janë në takime intensive për rishikimin e masave të reja, e të cilat të gjitha do të jenë konform motivimit të qytetarëve për tu vaksinuar.
“Virusi Delta nuk po kursen tash as fëmijët. Janë shumë fëmijë të infektuar me valën e fundit dhe ky është një alarm për qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm”.
Sipas tij, me paraqitjen e variantit Delta është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do të ketë suksesin që kanë pasur para variantit Delta dhe në këtë drejtim ka rritur në 290 ekipe të vaksinimit në mbarë Kosovën.
“Procesi i vaksinimit do të vazhdojë me rritje të ekipeve të vaksinimit në qytete, si në Prishtinë ku interesimi për tu vaksinuar është më i madh se ekipet që mund të përballojnë për momentin”, tha ndër të tjera ministri Vitia./ KultPlus.com