3 Dhjetor, 2019 - 1:40 pm
Një profesor në pension i shkroi një letër një gazete për t’i dhënë një mendim.
Më poshtë mund të gjeni përkthimin e asaj që mësuesi ka shkruar:
“Si mësues në pension, jam i lodhur nga të gjithë njerëzit që nuk dinë asgjë për shkollat publike, të cilët nuk kanë qenë aty kohët e fundit, ose që besojnë se mund ta përshtatin sistemin tonë të arsimit.
Mësuesit nuk janë problemi! Prindërit janë problemi. Ata nuk u mësojnë fëmijëve sjellje të mira dhe as nuk u mësojnë atyre se çfarë është respekti ndaj të tjerëve; fëmijët as nuk kanë njohuri të përgjithshme se si të bashkohen me njerëzit e tjerë.
Fëmijët vijnë në shkollë me këpucë që kushtojnë më shumë se veshja e mësuesit dhe, në të njëjtën kohë, nuk kanë letër ose lapsa për mësimin.
Kur dikush flet për shkollat që kanë “dështuar”, ata nuk përpiqen të shikojnë prindërit dhe fëmijët. A shkojnë nënat dhe baballarët në mbledhjet e prindërve? A flasin rregullisht me mësuesit? A sigurohen që fëmijët të përgatiten dhe të kenë materialin e nevojshëm? A sigurohen që fëmijët të bëjnë detyrat e shtëpisë? A kanë një numër telefoni të mësuesit?
A i marrin nxënësit shënimet në klasë? A i kryejnë detyrat e tyre? A dëgjojnë ata gjatë mësimit apo është nxënësi që shqetëson dhe bezdis të tjerët?
Kur të merren parasysh të gjithë këta faktorë, kuptohet se nuk është shkolla që ka dështuar, por prindërit.
Mësuesit nuk mund të bëjnë punën e tyre dhe atë të prindërve të fëmijëve.
Përderisa prindërit nuk bëjnë punën e tyre, asgjë nuk mund të përmirësohet!”./KultPlus.com