“Ferrari” që fitoi garën e makinave sportive në Le Mans në 1965 shitet 35 milionë euro

7 Shkurt, 2025 - 8:40 pm

“Ferrari” që fitoi edicionin e vitit 1965 të garës prestigjioze “24 Hours of Le Mans” u shit për 34,9 milionë euro (36,2 milionë dollarë) në një ankand në Paris, njoftoi sot kompania italiane e prodhimit të automjeteve.

“Ferrari” tha se shuma mahnitëse është më e paguara për modelin 250 LM.

Kjo makinë specifike ka fituar titullin e gjashtë radhazi të “Ferrari-t” në “Circuit de la Sarthe” në Francën perëndimore dhe të fundit deri në vitin 2023.

Masten Gregory dhe Jochen Rindt drejtuan makinën, e cila ishte ekspozuar në Muzeun “Motor Speedway” të Indianapolis që nga viti 1970 përpara se të ofrohej për shitje nga ankandi Sotheby’s, për Ekipin e Garave të Amerikës së Veriut (NART).

“Ferrari” nuk dha detaje për identitetin e blerësit të modelit 250 LM, që ishin prodhuar vetëm 32.

Rekordi për shitjen e një “Ferrari” ishte një 330 LM/250 GTO nga viti 1962, i cili u shit në ankand në Nju Jork për 51,7 milionë dollarë në nëntor 2023. /KultPlus.com

Të ngjajshme