8 Shtator, 2021 - 9:00 pm
Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, si shumë aktivitete të tjera, rikthehet këtë vjeshtë një nga festat tradicionale të kulinarisë arbëreshe, “Festa dell’Anatra”
Ky është një nga aktivitetet më të rëndësishme tradicionale që mbahet çdo shtator tek Arbëreshët e Pievetta-s dhe Bosco Tosca-s i cili ketë vit do të mbahet në datat 10,11 dhe12 shtator në Pievetta di Castel San Giovanni.
Kryefjala e këtij aktiviteti të përvitshëm janë traditat gastronomike të përcjella ndër shekuj. Në këtë festival flijohen rreth 500 rosa dhe pata, të cilat serviren me pjatën simbolike të përbërë nga orizi dhe mielli i përzier me mish të pjekur.
Pjesë e këtij aktiviteti në vitet e shkuara janë bërë me qindra e mijëra qytetarë arbëreshë, por dhe italianë, të cilët shijojnë gatimet tradicionale.
Festa tradicionalisht përmbyllet me një pjatë tjetër, të marrë po nga traditat e lashta shqiptare, që quhet “Torta con l’Afari”, një pastë e vogël e përbërë nga drithëra të varfëra të ngjashme me grurin, elbin dhe me çokollatë. / KultPlus.com