25 Nëntor, 2020 - 2:35 pm
Për muaj me radhë, kufizimet për shkak të koronavirusit kanë diktuar se ku mund të udhëtojnë miliona evropianë dhe çka mund të vizitojnë kur të arrijnë atje.
Pra, me afrimin e festës së Krishtlindjeve, qeveritë duhet të marrin vendime të ashpra nëse do të lehtësojnë kufizimet në këtë kohë për periudhën e festave apo t’i lehtësojnë masat.
Në Itali shumë italianë drejtohen në pistat e skive gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, por kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se është kundër këtyre pushimeve tradicionale.
Kryeministri Conte po kërkon një konsensus evropian, për të mbajtur të mbyllura vendpushimet e skive dhe për masa të tjera gjithashtu.
Italia aktualisht po sheh numrin më të lartë të vdekjeve që nga fundi i muajit mars dhe kryeministri u ka thënë italianëve që të presin një “Krishtlindje më të matur, pa mbledhje, përqafime dhe puthje në prag të Krishtlindjeve”.
Në Francë kufizimet e udhëtimit në kohë të Krishtlindjeve u hoqën. Pas disa javësh bllokimi kombëtar, presidenti Emmanuel Macron tha që ka kufizime që do të fillojnë të lehtësohen nga 28 Nëntori. Por shumica e masave të bllokimit do të qëndrojnë deri pak përpara pushimit festiv më 15 dhjetor.
Dyqanet, teatrot dhe kinematë do të hapen për Krishtlindje dhe njerëzit do të jenë në gjendje të vizitojnë familjet e tyre gjatë periudhës festive. Vlen të përmendet se Franca ka qenë në një bllokim të dytë kombëtar që nga fundi i tetorit.
Në Gjermaniautoritetetkanë rënë dakord se tubimet familjare për Krishtlindje nuk lejohen. Nga 1 dhjetori, dy familje dhe maksimumi pesë persona do të jenë në gjendje të takohen. Por mund të ketë një lehtësim të përkohshëm të masave, deri në 10 persona mund të takohen midis 23 dhjetorit dhe 1 janarit. Baret, restorantet dhe vendet e argëtimit janë të mbyllura, por shkollat dhe dyqanet janë të hapura.
Në Spanjë qeveria spanjolle po planifikon një periudhë festive të ndryshme me një kufi prej gjashtë personash të lejuar në familje.
Autoritetet kanë rekomanduar që tubimet shoqërore para periudhës së Krishtlindjes të mbahen në tarraca restorantesh ose vende të tjera në natyrë. Por më gjerë, Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa ka thënë “asgjë nuk është vendosur në ende”, shkruan BBC News, transmeton Express / KultPlus.com