16 Shtator, 2024 - 4:25 pm
Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizon edicionin e dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë i cili synon nxitjen e kulturës së leximit tek gjeneratat e reja dhe mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë.
Festivali fillon më 2 tetor deri më 6 tetor dhe mbahet në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.
Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë organizohet nga ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani”, me mbështetjen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës, Presidencës së Republikës së Kosovës dhe IPKO.
Ditëve në vijim publikohen të dhëna relevante mbi mysafirët, shtëpitë botuese, agjenda e programit dhe të ngjashme./express/KultPlus.com