18 Maj, 2022 - 1:38 pm
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua pjesëmarrësve mbrëmjen e së martës, në Festivalin e Filmit në Kanë përmes një lidhjeje me video, ndërsa aktiviteti vjetor po zhvillohej.
Duke folur gjatë ceremonisë së hapjes, presidenti Zelensky bëri një krahasim me filmin e Charlie Chaplin “Diktatori i Madh” duke i bërë thirrje kinemasë botërore të mos heshtë përballë sulmit rus ndaj Ukrainës.
“Qindra ukrainas po vdesin çdo ditë”, tha ai.
Më pas, aktorja amerikane Julianne Moore hapi zyrtarisht festivalin me filmin e parë zombie (Final Cut). Filmi i Michel Hazanavicius është një komedi, ku ngjarjet janë të vendosura në një fabrikë të pashfrytëzuar.
Fituesi i çmimit Oscar, 60-vjeçari Forest Whitaker, u nderua gjithashtu me çmimin ”Palma e Artë”. Whitaker do të prezantojë filmin e tij “Për hir të paqes” në resortin francez. Bëhet fjalë për njerëzit që punojnë për paqen në Sudanin e Jugut.
Sakaq, muret e dyqaneve dhe rrugëve në Kanë janë veshur me postera filmash dhe një instalacion i madh “Top Gun” është vendosur përpara Grand Hotel. Nga ana tjetër ylli I Hollivudit, Tom Cruise pritet të prezantojë “Top Gun: Maverick”, vazhdimi i filmit kult të vitit 1986. / Klan News / KultPlus.com