11 Maj, 2024 - 6:20 pm
Berati është veshur këtë fundjavë me ngjyrat e festivalit “Retro”, ku admiruesit e mjeteve klasike kanë pasur mundësi të prekin nga afër magjinë e mjeteve të viteve 60-‘70-’80, me targa të personalizuara.
Ngjyrat festive dhe mjetet klasike “Retro” kanë tërhequr turistë, vizitorë dhe qytetarë të qytetit të një e mbi një dritareve. Kreu i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka publikuar foto nga atmosfera festive.
“Një superatmosferë sot në Beratin që gëlonte nga admiruesit e makinave retro. Qytetarët, vizitorët e turistët pushtuan pedonalen në të cilën sot nuk bënin vetëm shëtitje apo shijonin një kafe, por qëndronin gjatë në këmbë dhe bënin foto pafund”, shkruan Demo.
“Të mëdhenj e të vegjël të apasionuar pas të bukurës që s`e zbeh koha, shijuan festën “Kodikët e Retros”. Fëmijët? Për ata kishte edhe animatorë, lojëra dhe facepainting në një festë që do të zgjasë deri nesër në orën 13:00”, përfundon Demo.
Festa RETRO këtë fundjavë është zhvendosur në Berat. Nga 10-12 maj, vizitorë, turistë dhe qytetarë do të kenë mundësi të shohini nga afër koleksionin klasik të mjeteve të viteve ‘60-‘70-’80. Përtej paradës së automjeteve Retro, gjatë orëve të mbrëmjes do të zhvillohen afër projeksionet shumëngjyrëshe mbi muret e Portës së Pashait.