22 Shkurt, 2021 - 7:57 pm
Vitin e kaluar, në këtë periudhë, mijëra burra u mblodhën në Okayama të Japonisë për festivalin “Hadaka Matsuri”, i njohur gjithashtu si “Festivali lakuriq”.
Fotot nga festivali i vitit të shkuar tregojnë se sa shumë ka ndryshuar bota që nga ajo kohë.
Edhe pse pandemia ndryshoi ritmin e jetës, festivali u zhvillua edhe këtë vit, por me ndryshime të konsiderueshme. Organizatorët konfirmuan se ai u mbajt më 20 shkurt, me një grup të kufizuar prej 100 burrash, por ishte i mbyllur për spektatorët dhe mediat, shkruan a2neës të hënën.
Në një deklaratë për shtyp, ku nënvizoheshin arsyet pse u zhvillua festivali, organizatorët vunë në dukje se festivali zhvillohet pa asnjë vit ndërprerje për më shumë se 500 vjet dhe përbën një traditë që nuk dëshironin që të prishej.
Hadaka Matsuri feston bekimet e një korrje të begatë, prosperitetit e pjellorinë dhe nisi si një ritual gjatë Periudhës Muromachi (1338-1573).
Festivali zhvillohet të shtunën e tretë të shkurtit në tempullin Saidaiji Kannonin, rreth 30 minuta larg nga qyteti Okayama./ KultPlus.com