11 Korrik, 2024 - 8:00 pm
Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim, ishte kjo tema e bisedës së hapur në panelin e organizuar nga MEDIUMS në ditën e tretë të këtij festivali.
Producentja e festivalit MEDIUMS Ema Andrea foli për sfidat por edhe për guximin e munguar tek artistët e rinj.. Drejtori i teatrit Kombëtar, Altin Basha, ktheu në kujtesë sfidat e tij në nisje të karrierës, insitivat private përmes të cilave kaloi një periudhë shumë e rëndësishme e karrierës së tij.
“Më bën përshtypje mungesa e vendosmërise tek të rinjtë të cilët presin nga insitucionet.. ndërkohë që pavarësia nga institucionet shtetërore është rruga e duhur. Trokisni nëpër dyer ato duhen shqyer jo thjeshtë trokitur. Askush nuk mund të presë që rruga të jetë e lehtë, kërkon shumë sakrificë.’
Gazetari Ben Andoni solli në vëmendje Shqipërinë e viteve 30 kur kishte varfëri ekstrem, mungesë të theksuar zhvillimi e kur disa të rinj të të gjitha fushave letërsi, art e profesione të tjera u bashkuan në klube ku prodhuan art e letërsi, prodhuan zhvillim për vendin.
“Kam dy ide, e para me vjen nga historia jonë në vitet 30 kur Tirana ishte një fshat dhe asgjë më shumë e kur një grup të rinjsh të kulturuar krijuan klubet kulturore atë që Britania, Gjermani, Franca e vende të tjera e kishin bërë shekuj me heret. Të rinjtë e viteve 30 krijuan klubet kulturore ku shtjelloheshin idetë dhe ashtu nisën të zhvillojnë artin dhe kulturën. Pa ide nuk mund të bësh teatër, nuk mund të bësh art.’
“Nuk duhet vetëm të ankoheni për mungesën e mundësive. Këshilla ime është mësoni të dështoni se duke dështuar do të krijo përvojë të vlefshme dhe finalja e rrugës drejt skenës do të jetë patjetër e bukur”.
Pas bisedës aktorët profesionistë dhe të rinjtë të shumtë të pranishëm, ndoqën shfaqjen ” Heshtja”, pjesë e këtij festivali. Me akorët Lulzim Zeqja dhe Krist Lleshi./topchannel/KultPlus.com