21 Shtator, 2023 - 2:37 pm
Festivali “Sanremo Giovani” do të mbahet me 24 shtator, në sheshin “George Bush” në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Italisë në Kosovë, duke njoftuar se do të ketë performanca nga artistë italianë dhe shqiptarë.
Martina Beltrami, Maninni, FIAT131 dhe Noor janë artistët italianë që do të performojnë në këtë festival.
Ndërkaq, nga artistët shqiptarë pritet performancë nga MC Kresha, Lyrical Son dhe Marsela Çibukaj. / KultPlus.com