25 Prill, 2025 - 12:01 am
Fidel Ylli është rizgjedhur presidentit i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar edhe për katër vitet e ardhshme.
Në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme Zgjedhore të mbajtur në Tiranë, Fidel Ylli ka marrë besimin për të drejtuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për një tjetër mandat.
Presidenti i Federatës së Volejbollit, Erlind Pëllumbi është zgjedhur zv.president i KOKSH.
I pranishëm në punimet e Asamblesë së 31-të të KOKSH ishte dhe zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha.
Gjatë punimeve të Asamblesë është votuar edhe për Komitetin Ekzekutiv të KOKSH, që do të përbëhet nga Alfred Tahiraj, Enkeleda Caushi, Florend Kalivopuli, Julinda Dhame, Izmir Smajlaj, Krenar Dila, Leonard Luli, Pavlina Evro.
Siç është bërë traditë në çdo Asamble të KOKSH, janë dorëzuar Urdhrat Olimpikë, për figura që kanë dhënë kontribut ndër vite në sportin shqiptar, që përkonin me emrat e Theodhori Driza, Emin Lishi, Mustafa Fagu, Krenar Luto dhe Sytki Tafili./ KultPlus.com