29 Prill, 2021 - 2:28 pm
“Dega e Folklorit e Institutit Albanologjik të Prishtinës sot i ka kujtuar personalitetet e muzikës popullore, rapsodët, valltarët, kompozitorët e instrumentistët që kanë vdekur gjatë kohës së pandemisë.
Me këtë rast, studiues, etnomuzikologë e folkloristë nga Prishtina, Tirana e Shkupi, kanë folur për veprën dhe personalitetet e disa prej figurave e kulturës shqiptare, të cilët me punën dhe veprën e tyre që e lanë trashëgim, u bënë të pavdekshëm.
Artistët që i humbëm në këtë vit pandemie (renditja kronologjike sipas muajve që kanë ndërruar jetë: Nexhmije Pagarusha, këngëtare (shkurt, 2020); Shahindere Berlajolli Stafaj, këngëtare (maj, 2020); Besim Zekthi, valltar (qershor 2020); Musë Reqani, rapsod (qershor, 2020); Isa Llapqeva, rapsod (shtator, 2020); Habib Neziraj- Bibë Kosova (shtator, 2020); Avni Mula, tenor (tetor, 2020); Milto Vako, dirigjent (nëntor, 2020); Ismet Peja, këngëtar (nëntor 2020); Shaban Berisha, rapsod (nëntor, 2020); Qamil Berisha (dhjetor 2020); Gani Hoxha, këngëtar (dhjetor, 2020); Kujtim Prodani, këngëtar (janar 2021); Rifat Kida, këngëtar (shkurt 2021); Qerim Gashi, rapsod (shkurt, 2021); Lefter Çipa (shkurt, 2021); Zef Kakoca (Giuseppe Cacozza) (shkurt, 2021); Bujar Paloja (shkurt, 2021); Shaip Mehmeti (Barileva), rapsod (shkurt, 2021); Agim Krajka, kompozitor (mars, 2021); Hamit Aliu, valltar, (mars, 2021); Xhevdet Vejseli (mars, 2021); Shaqir Hoti, instrumentist (prill, 2021). “
Për jetën dhe veprën e këtyre figurave të rëndësishme kulturore kanë folur: Visar Munishi, Bekim Ramadani, Arian Sukniqi, Albin Sadiku, Holta Sina, Krenar Doli e Visar Munishi./ KultPlus.com