Filharmonia e Kosovës nis përgatitjet për koncertin që i dedikohet dirigjentit Bahri Çela

22 Shkurt, 2025 - 3:52 pm

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për një koncert të veçantë, nën drejtimin e dirigjentit brazilian Marcio da Silva, dirigjent i Hastings Philharmonic Orchestra. Ky koncert do të sjellë interpretimin e oratoriumit të njohur Messiah nga Handel.

Sipas një njoftimi për media në faqen zyrtare të Filharmonisë ky koncert do t’i dedikohet dirigjentit të parë të Kosovës, Bahri Çela, njëherësh themelues i Filharmonisë së Kosovës.

Shfaqja do të shënojë gjithashtu 20-vjetorin e interpretimit të Messiah nga Bahri Çela me Korin e Studentëve të Fakultetit të Arteve dhe Orkestrën e Profesorëve të Fakultetit të Arteve – DAM, së bashku me studentët e atij viti.

Koncerti do të zhvillohet në dy shfaqje, më 9 dhe 10 maj 2025, në Pallatin e Rinisë, nga ora 19:30./ KultPlus.com

Të ngjajshme